FIDANISHTJA

Sqarim nga Moser-Group

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Është një e drejtë dhe e mirë se që nga pavarësia secili në Republikën e Kosovës ka të drejtën të shpreh mendimin e vet. Dhe ne jemi krenar për këtë, që si austriak ndër vendet e para ishim që pavarësinë e Republikës së Kosovës e kemi njohur. Pavarësia është një vlerë e çmuar. Ana tjetër e kësaj vlere quhet përgjegjësi.  Përgjegjësi për atë çka bëjmë, themi apo shkruajmë. Posaçërisht atëherë kur përmes një fotografie krijojmë imazhin që po prezantojmë komunën e Gjilanit, gjë që kjo do  i takonte kryetarit.

Përgjegjësia ka poashtu një binjake, që quhet e Vërteta. Ne qëndrojmë pranë të vërtetës dhe pohojmë, se deri më tani sipas PPP Marrëveshjes vetëm 603.000 € kemi investuar edhe pse shpenzimet e projektit ishin shumë më të larta. Arsyet për këtë u janë të njohura përfaqësuesve të e Komunës si dhe pengesat e investimeve sipas nenit 19 të PPP Marrëveshjes. Për zgjidhjen dhe kapërcimin e kësaj pengese janë duke punuar me përgjegjësi dhe seriozitet përfaqësuesit e të dy partnerëve.

E pavërtetë është pra, që i atribuohet partnerit austriak zhvlerësimi i paautorizuar i aseteve të Partnerit Publik, dhe këtë e di z. Veton Nevzadi. Ai e njeh bilancin 2011 të kompanisë së vjetër nga periudha e aktivitetit të tij në komunë dhe për komunën. Dhe këtu qëndron jashtëzakonisht qartë, se nuk ekzistonin asete në vlerë prej 1,4 milion €, siç është premtuar.

Në nenin 4 të marrëveshjes së PPP është qartë e rregulluar se nëse kontributet e njërit partner nuk kontribuohen ose për kompaninë nuk janë në shfrytëzim atëherë ky partner duhet t`i kompenson këto kontribute.

Edhe ekspertet e pavarur e kanë verifikuar dhe vërtetuar, që të dy partnerët deri më tani nuk i kanë përmbushur në tërësi obligimet e veta.

Atëherë pra z. Nevzadi, merrne edhe ju përgjegjësinë dhe qëndroni pranë të vërtetës.
Kompania Eco-Higjiena sh.p.k. është një kompani private dhe jo një kompani publike. Komunat Gjilan, Viti dhe Kamenicë posedojnë 49 % të aksioneve në këtë kompani ndërsa, komisioni i aksionerëve përfaqëson interesat e komunave dhe jo të tërë kompanisë siç pohon z. Nevzadi.

Fundamenti

Kjo është e vërteta dhe është një dallim i madh sepse, nga kjo varet cili ligj ka në kompani zbatueshmërinë dhe cili jo.

Në këtë partneritet afatgjatë vlenë më shumë zhvillimi i trajtueshmërisë së mbetjeve në regjionin tonë, sesa interesat personale të individëve dhe sukseseve afatshkurtra. Situata ekologjike duhet të përmirësohet përhershëm dhe shërbimet të zhvillohen dhe ngritën permanent.

Kjo çështje nuk që mund të zgjidhet për 4 vjet mirëpo, është shumë më me rëndësi që të gjithë të tërheqim në njërën anë; Komunat, ne si austriak dhe natyrisht të gjithë qytetarët.

E tërë kjo është e rëndësishme dhe duhet ta dinte z. Nevzadi dhe të ketë parasysh nëse paraqitet si person publik dhe vepron në interes të qytetarëve. Të shpërndash të pavërtetën dhe të diskreditosh partnerin nuk është në asnjë mënyrë shërbim i mirë dhe nuk i bënë nderë as Republikës së Kosovës as qytetarëve.
Gerhard Dummer
(Moser-Group Austria)

P.S.Tekstin e përktheu nga gjermanishtja S.R.