Eko Higjiena

Sportistët shqiptarë nga Mynheni mysafir te Arifit dhe Musliut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe ai i Kuvendit Jonuz Musliu, sot në kabinetet e tyre kanë pritur udhëheqësit e klubeve futbollistike shqiptare në Gjermani, së bashku me lojtarët e klubit “Kosova e Minhenit” ku këta të fundit kanë zhvilluar një ndeshje miqësore sot me KF “Tërnocin”. Kryetari Arifi, futbollistët e rinj shqiptar në Gjermani i ka quajtur ambasador të shqiptarëve atje, duke e cilësuar këtë ndeshje jo vetëm një ndeshje futbolli por edhe një bashkim të shqiptarëve kudo që jetojnë.

Udhëheqësit e Klubit Futbollistik “Kosova e Minheni – it” dhe lojtarët e këtij ekipi të shoqëruar nga udhëheqësit e KF “Tërnocit”, sot në mesditë kanë arritur në qytetin e Bujanocit, të cilët fillimisht kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës, Nagip Arifin dhe atë të kuvendit Jonuz Musliun. Në një atmosferë të ngrohet dhe vëllazëror të dyja palët janë njohur me aktivitetit e klubeve shqiptare në Gjermani dhe anasjelltas.

Kryetari Arifi ka pranuar edhe dhuratë nga klubi dhe kryetari i Federatës së Futbollit shqiptar në Gjermani, Ruzhdi Statovci, ku ky i fundit ka shprehur faleminderimet më të sinqerta për një pritje kaq të ngrohtë.

UBT

Statovci thotë se në çdo ekip shqiptar që janë në Gjermani 28 sysh, ka jo vetëm nga një por shumë antarë shqiptar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Këtë delegacion futbolli shqiptar, e ka pritur dhe kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu, Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani organizon kupën e futbollit shqiptar në Gjermani dhe për momentin fitues është klubi “Kosova e Minhenit”, e cila është një klub me traditë./BujanociNet