United Hospital

Sportistët Muharrem Sahiti, Agim Latifi dhe Ismet Haziri, Nderi i Qytetit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit, konkretisht Njësia për Sport, sot ka bërë ndarjen e mirënjohjeve për personalitetet dhe sportistët e dalluara, në prezantimin më të mirë të mundshëm të Gjilanit dhe Kosovës në gara të ndryshme shtetërore, rajonale e ndërkombëtare.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se festa e Ditës së Çlirimit të Gjilanit dhe Kosovës, falë sportistëve, të rinjëve, dhe kuadrove nga fusha të ndryshme bëhet e njohur gjithandej nëpër botë.

“Sportistët e dëshmuar me suksese dhe të gatshëm që ta prezantojnë denjësisht Gjilanin dhe Kosovën, na bëjnë të njohur nëpër botë. Kjo ditë u kushtohet atyre që kanë lënë gjurmë në historinë e sportit, por u kushtohet me krenari edhe volejbollisteve, dhe sportistëve nga disiplina të ndryshme. Kjo ditë e bardhë, po vazhdon me takimin me sportistët, për të vazhduar edhe me festivalin e këngëve dhe valleve. Sot kemi shpërblyer nxënësit, studentët, bujqit, arsimtarët, mjekun më të mirë etj, për të vazhduar tani me sportistët”, ka thënë kryetari Haziri.

HW

Sportisti i vitit nga Komuna e Gjilanit në kategorinë e meshkujve është shpallur Elhami Shabani, karateist dhe nga kategoria e femrave, Fortesa Orana, për të vazhduar me shpërndarjen e çmimeve Nderi i Qytetit të Gjilanit, për Muharrem Sahiti, Agim Latifin dhe Ismet Haziri.

Ndërsa juria profesionale, ishte në përbërje, Malazog Hoxha, kryesues, Arben Maliqi, Rifat Shabani, Agim Latifi, Veton Xhemajli, Selami Haziri dhe Afërdita Balaj anëtarë për përzgjedhjen e laureatëve për periudhën qershor 2016 – qershor 2017./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.