United Hospital

Sportistët/et e Gjilanit, meritojnë më shumë!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Festa Shabani – Qyteti i Gjilanit shquhet si qytet i sportit dhe i sportdashësve, mirëpo fatkeqësisht qeverisjet tona nuk po e kanë përkushtimin e nevojshëm për këtë fushë. Sportin jo vetëm që nuk e përkrahin sa duhet financiarisht, por nuk gjejnë kohë ta përkrahin as me pjesëmarrje në ndeshjet e rëndësishme siç ishte ajo mbrëmë.

Ishim dëshmitarë të finales së volejbollit në kategorinë e vajzave, në mes të KV DRITA dhe KV SKENDERAJ, ku gjilanaset tona u shpallën kampione të Kosovës për herë të tretë radhazi.

Ndeshja zhvillohej në Gjilan. Asnjë përfaqësues i ekzekutivit komunal nuk ishte prezent. Kryetari jo që jo, por as përgjegjësi nga njësia për kulturë, rini e sport. Kurse, volejbllistet nga Skenderaj përkraheshin nga nënkryetari i komunës së tyre, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ish kryetari i Komunës Sami Lushtaku dhe familjarë të tyre.

Me gjasë pushtetarët tanë komunal ishin të zënë me formim të koalicionit, sepse shkoi gati gjysmë viti pa kabinet qeverisës, pa drejtorë të emëruar.

Mobi Casa

Urime vajzave tw KV Dritës, urime trajnerit Lorik Ilazi dhe zv.trajnerit Valon Zymberi që pavarësisht sfidave po e mbajnë gjallë klubin; Urime “Intelektualëve” që ngjallën emocione dhe motivuan lojtaret pandërprerë deri në fitore; e turp për udhëheqësin komunale.

Festa Shabani
Këshilltare komunale e pavarur

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.