UBT

“Sporti na bashkon të gjithëve”, mbahet më 1 nëntor në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Më 1 nëntor mbahet KONFERENCË me bizneset e Gjilanit, Klubet Sportive, OJQ-të, përfaqësues të ATK-së, Kontabilistë dhe përfaqësues të Institucioneve Komunale, me temën “Sporti na bashkon të gjithëve”, organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në bashkëpunim me Drejtorinë e DKRS dhe të Zhvillimit Ekonomik.

Postimi i Riad Rashitit:

Qëllimi i kësaj konference është rritja e financimit për Sportin, Rininë dhe Kulturën, përmes ligjit të sponzorizimit.

Me zbatimin e këtij ligji, askush nuk humb dhe të gjithë përfitojnë. Bizneset 30% nga pjesa e tatimit në fitim mund ta sponzorizojnë sportin, ose t`i paguajnë në llogari të shtetit. Sporti fuqizohet në aspektin financiar, ndërsa nga buxheti komunal shpenzohet më pak.

Pra me këtë formulë, askush nuk humbë dhe të gjithë përfitojnë. Vetëm duhet energji, vullnet, përkushtim dhe bashkëpunim institucional, Komunë-Biznese-Sport-ATK. Ne si institucione komunale e kemi obligim të ju prijmë punëve të mira.

Fundamenti

Përmes kësaj konference, synojmë të sensibilizohen bizneset e Gjilanit se përmes ligjit të sponzorizimit, nuk humbin dhe nuk shpenzojnë asnjë centë nga të ardhurat e tyre, por vetëm se një pjesë të tatimit në fitim që kanë për t’ia paguar ATK-së, mund t’ia japin klubeve sportive.

Prandaj roli i ATK-së në këtë konferencë do të jetë që të informojë dhe sqarojë bizneset e Gjilanit, për benefitet që dalin nga zbatimi i ligjit të sponzorizimit.

Gjithmonë “Sporti na Bashkon të Gjithëve”, e kësaj here të gjithë Ne, duhet të bashkohemi për ta përkrahur dhe fuqizuar sportin Gjilanas.

Ftohen të gjitha Klubet Sportive, OJQ-të, Bizneset, ATK dhe Kontabilistët, që të marrin pjesë në këtë konferencë, më datë 1 nëntor 2022, ora 14:00, te Astoria në Gjilan.
Bashkë mund të bëjmë më shumë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.