Mobi Casa

S’po merren vesh për poste ministrore, VV ka pranuar dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Blloku opozitar LDK-AAK-Nisma në njërën anë dhe Vetëvendosje në anën tjetër, sot kur po afrojnë momentet e fundit të mundësisë për të arritur një marrëveshje, dolën të pa pajtuar nga takimi.

Vetëvendosje tha se problemi i mospajtimit qëndron të parimet e tyre lidhur me dialogun dhe privatizimin, por në realitet duket të jetë krejt diçka tjetër ajo që po i largon ata që u bashkuan kundër Thaçit.

Burime brenda takimit të sotëm të liderëve të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, bëjnë të ditur se partia e Albin Kurtit, ka arritur të heq dorë nga kushtëzimet e tyre që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë dhe privatizimin.

Por çështja për të cilën duket se do ta kenë më vështirë të pajtohen, është ajo e ndarjes së posteve ministrore.

UBT

Futja në kombinimin qeverisës edhe të Vetëvendosjes, po e nxjerrë të pakënaqur partinë e Isa Mustafës, të cilës në marrëveshjen fillestare LDK-AAK-Nisma, i ishin garantuar 9 ministri, posti i kryeparlamentarit dhe ai i presidentit pas 2 viteve.

Hyrja në qeveri e Vetëvendosjes, thuajse e përgjysmon këtë numër të ministrive të garantuar për LDK-në, dhe kjo duket të jetë pika ku ata kanë ngecur dhe nuk po mund të arrijnë tutje, deri te pajtimi për një marrëveshje koalicioni.

LDK është e pakënaqur me ridizajnimin e ndarjes së resoreve ministrore dhe po llogaritë se po pranoi këtë marrëveshje ajo do të jetë humbësja më e madhe.

LDK si parti që ka trefishin e votave të AAK-së, nuk po mjaftohet me një numër të vogël të ministrive dhe pa postin e kryeministrit i cili i është lënë Ramush Haradinajt me vetëm 9 për qind të votave. /lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.