UBT

Spiunëve serb nga një muaj paraburgim

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur të shtunën seanca dëgjimore ndaj dy serbëve të dyshuar për veprën penale spiunazhi, Sasha Nikoliq dhe Dalibor Gjorgjeviq nga Koretishta e Novobërdës. Gjykatësi Ilmi Dalipi u ka caktuar nga një muaj paraburgim serbëve të dyshuar.

Dy serbët e dyshuar për veprën penale “spiunazhi” janë sjellur në Gjykatën Themelore të Gjilanit për tu dëgjuar para gjykatësit të procedurës paraprake Ilmi Dalipi.

Serbët e dyshuar, Sasha Nikoliq (1971) dhe Dalibor Gjorxheviq (1986) nga fshati Koretishtë e Novobërdës kanë marrë nga një paraburgim nga ana e gjykatësit Ilmi Dalipi. Paraburgimi serbëve të dyshuar u është caktuar me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Uji Dea

Ilmi Dalipi tha për rajonipress se serbëve të dyshuar pas ofrimit të provave nga ana e Prokurorisë, Departamenti i krimeve të rënda u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Ndryshe serbët e dyshuar ishin arrestuar nga policia e Gjilanit nën dyshime spiunazhi pasi janë kapur derisa po fotografonin disa objekte, përfshirë atë Forcës së Sigurisë së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.