RCCOLA

Spiunët (s’)duhet të amnistohen

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Spiunazhi si vepër penale i përfshirë në Nenin 5 të Ligjit për Amnisti, ka nxitur polemika mes partive parlamentare të cilat në të kaluarën kanë pasur në strukturat e veta shërbime inteligjente. Ata kanë shfaqur dilema të mëdha se cilat struktura do të t’i përfshijë amnistia nga spiunazhi, derisa kanë kërkuar që për këtë kategori të mos ketë falje.

Kjo vepër është në mesin e më shumë se 100 veprave penale, në ligjin i cili të enjten do të hyjë për shqyrtim në lexim të parë në Kuvend, ndërsa për t’u miratuar do t`i nevojiten 82 vota të deputetëve.

UBT

Këta të fundit kanë dyshime të mëdha si do të shkojë çështja e përcaktimit të strukturave të cilat, deri më 20 qershor 2013 kanë kryer vepra spiunazhi. Kategorik kundër amnistisë është shprehur Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi.(Tribuna)