ARKATANA

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit përfiton donacion në vlerë 67.275 franga zvicerane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, i cili vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka përfituar një donacion në aparatura mjekësore në vlerë 67.275 franga zvicerane. Donacioni është realizuar falë angazhimit të Znj. Sabina Haziri, e cila punon dhe vepron jashtë vendi, por dhe angazhimit e bashkëpunimit të menaxhmentit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, SHSKUK-së, dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në përbërje të pajisjeve janë dy laparaskopë modern te firmës “Olympus”, dy aparate për anestezion, një set komplet për punë në Ortopedi, një Ergometër –tipit biçikletë, disa aparatura për fizioterapi, disa shtretër anti-decubit, dhe një sasi e konsiderueshme e materialit për punë në sallën e kirurgjisë, gjinekologjisë dhe ortopedisë.

GRANDEMALL

Poashtu, ka arritur edhe një aparat për pune ne kirurgjinë e unazave te qafës, i cili nuk do te shfrytëzohet ne SP të Gjilanit dhe do të dorëzohet për QKUK. Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, ka formuar komisionin për pranim të donacionit, dhe sot profesionistet shëndetësor kanë filluar shpërndarjen e aparaturës nëpër repartet gjegjëse, krejt kjo e percjellë dhe e monitoruar edhe nga sponsorizuesja e donacionit.

Nga organizatorja e donacionit është premtuar përkrahje e mëtejme për Spitalin e Përgjithshëm të donacionit, krejt kjo në të mirë të ofrimit më cilësor të shërbimit shëndetësorë të pacientëve që kërkojnë shërbime shëndetësore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.