Fundamenti

Spitali i Gjilanit rinovohet – merr pamje tjetër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Spitali rajonal i Gjilanit ka ndarë rreth 108 mijë euro mjete nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për të rinovuar nyjat sanitare dhe repartin e emergjencës. Në këtë projekt hynë edhe Neonatologjia dhe rregullimi i tri dhomave të lindjes në repartin e gjinekologjisë tha për rajonipress Abdylatif Latifi.

Spitali rajonal në Gjilan ka nisur të rinovohet sërish duke i dhënë një pamje krejt tjetër objektit që dikur ishte rinovuar nga donacionet ndërkombëtare. Tani me një investim prej 108 mijë eurove mjete këto të Ministrisë së Shëndetësisë është planifikuar të rinovohen nyjat sanitare dhe komplet reparti i emergjencës tha për rajonipress Abdylatif Latifi drejtor në këtë spital.

Fundamenti

Latifi tha se këto investime po bëhen me kërkesë të shefave të reparteve të cilët vet i kanë caktuar prioritetet. Latifi tha se në kuadër të këtij investimi do të rregullohet edhe reparti i Neonatologjisë si dhe do të rregullohen tri dhoma, salla të lindjes në repartin e Gjinekologjisë.”Me këto investime serioze ne mendojmë ta modernizojmë infrastrukturën spitalore dhe tu ofrojmë kushte komode pacientëve” tha Latifi.

Sipas Latifit me investimet vetanake spitali ka pajisur me inventar, tavolina pune e kompjuter disa reparte dhe një pjesë të administratës. Ky investim ka kushtuar 9700 euro tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.