Spitali i Gjilanit pret të pajiset me aparaturë moderne

Gjilan – Do të investohet në aparaturë moderne në transfuzionin e gjakut në vlerë të mbi 30 mijë eurove, në kirurgji do të ketë investime në instrumentairum në vlerë të 20 mijë eurove tha për rajoniopress Abdylatif Latifi drejtor i spitalit rajonal në Gjilan.
Drejtori i Spitalit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se deri tani nga investimet kapitale janë realizuar mbi 600 mijë euro, pastaj aparaturë mjekësore 200 mijë euro dhe të gjitha këto janë të planifikuara dhe ky spital do të furnizohet edhe me dy ultrazë modern një për kardiologji dhe një për koronare, raporton rajonipress.
Latifi tha se do të kemi monitorim 24 orësh të pacientëve nga sëmundjet e zemrës në këtë njësi nga një pult qendror ku janë të kyçur të gjithë pacientët e shtrirë.” Do të investohet në aparaturë moderne në transfuzionin e gjakut në vlerë të mbi 30 mijë eurove, në kirurgji do të ketë investime në instrumentairum në vlerë të 20 mijë eurove” tha Latifi.
Latifi tha se aktualisht janë duke investuar në renovim të objekteve dhe në salla të operacionit. “Kemi nevojë për një qendër emergjente të mirëfilltë dhe projekti për këtë është gati që moti dhe të njëjtin e kemi dorëzuar edhe tek një donator arab” tha Latifi.
Latifi i cili një kohë të gjatë ka mbetur me u.d. për shkak të përsëritjes së konkursit thotë se kjo ka qenë pengesë për të punuar ai lirshëm.”Kjo pozitë vërtet më ka penguar në planifikim dhe ngritjen e disiplinës në spital. Unë mendojë se ekipi im kemi arritur rezultate, por duhet ende për tu bërë edhe më shumë. Tani në këtë gjysmë viti kemi një furnizim më të mirë me barna dhe kjo është meritë e ministrit i cili në fillim të vitit i ka alokuar mjetet dhe ne më lehtë kemi marrë frymë” tha Latifi./rajonipress/