Fundamenti

Spitali i Gjilanit përfiton aparatura moderne për dializimin e pacientëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Reparti i hemodializës në Gjilan ka përfituar një donacion në vlerë të 50 mijë eurove që përfshijnë katër aparatura moderne prodhim gjerman tha për rajonipress Abdyllatif Latifi drejtor në spitalin e Gjilanit.

Reparti i Hemodializës në Gjilan i cili aktualisht ka 70 pacientë vendor dhe 6 që vijnë nga diaspora të premten ka përfituar një donacion nga firma gjermane Frisenius në vlerë të 50 mijë eurove.

Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi së bashku me shefin e reparti të hemodializës Afrim Bekteshi pasi kanë pranuar donacionin thanë se kjo e ndihmon shumë këtë repart pasiqë kohëve të fundit ka fluks të madh të pacientëve.

FIDANISHTJA

Abdylatif Latifi tha se këto aparate për spitalin e Gjilanit kanë një domethënie të madhe sepse tani gjatë verës kemi fluks të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë në këtë repart. Latifi tha se aparatura është moderne dhe vlen për dializimin e pacientëve.

Latifi tha se me këtë donacion dhe me investimet e tjera përcjellëse që po i bëjmë çdo ditë po dëshmojmë se Gjilani ka një spital funksional dhe të përkushtuar e të përgjegjshëm karshi nevojave që kërkojnë pacientët e këtij regjioni.

Edhe Afrim Bekteshi shef i Hemodializës tha se ky repart ka kuadër të specializuar dhe është në gjendje të përballojë çdo fluks të mundshëm sidomos tani kur është koha e ardhjes së mërgimtarëve në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: