Spitali i Gjilanit nën llupën e hetuesve

Gjilan – Sipas burimeve shumë të sigurta brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan zyrtar të lart nga Spitali Regjional në Gjilan veç janë nën llupën e hetimit për shpërdorim detyre zyrtare.
Këto burime tregojnë se u.d. së drejtorit të përgjithshëm të këtij spitali bashkë me disa zyrtar tjerë përfshirë edhe shefin e prokurimit pranë këtij spitali dyshohen për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, për disa shkelje ligjore për një tender në lidhje me pajisjet me aparaturë mjekësore i cili është bërë pagesë në shumë prej 55.000 euro, para vendosjes dhe testimit të kësaj aparature.
Sipas të dhënave nga këto burime, i njëjti menaxhment i këtij spitali është në hetim e sipër edhe për tjetërsim dhe dhënie me qira të tokës (oborrit), të vet, pa asnjë mbështetje ligjore qiramarrësve e të cilët e shfrytëzojnë pa asfare kontrate dhe pa bërë pagesë për shfrytëzim brenda këtij oborri të spitalit.
Në interesimin tonë drejtuar edhe Jetish Malokut kryeprokuror i njëjti theksoi se janë në hetim e sipër disa zyrtar nga ky spital. “Jemi në vlerësim e sipër ku janë ndërmarrë veprime hetimore për disa dyshime për shkelje ligjore, e të cilat së shpejti do përfundohen” tha Maloku.
Në pyetjen tjetër nëse do ketë arrestime për këto keqpërdorime brenda spitalit Maloku nuk e pohoi e as nuk e mohoi arrestimin eventual të zyrtarëve të përmendur nga ky spital regjional./rajonipress/