Fundamenti

Spitali i Gjilanit në hall me borxhet e trashëguara

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan- Nga ish menaxhmenti i kaluar janë trashëguar mbi 655 mijë euro kurse vetëm për naftë spitali i menaxhuar nga ish drejtori Xhavit Hajdari ka lënë borxhe rreth 130 mijë euro thotë Abdylatif Latifi.

Spitali i Gjilanit tashmë ka ngritur disiplinën dhe përgjegjësinë në punë dhe punët kanë filluar të dalin në binar, por janë borxhet e trashëguara ato që e pengojnë jetën normale në këtë institucion shëndetësor.

Abdylatif Latifi ushtrues detyre i drejtorit në spitalin e Gjilanit tha për rajonipress se prioritet kryesor tani e kanë sigurimin e nxehjes qendrore për nevojat e reparteve të spitalit, para se të fillon dimri dhe moti i ftohtë. “Për shkak se janë evidentuar mbi 655 mijë euro borxhe nga ish udhëheqja e Xhavit Hajdarit , tani po kemi probleme serioze me kompanitë dhe furnitorët” tha Latifi.

Latifi tha se kohëve të fundit ka arritur të paguaj një pjesë të borxheve, por kompania që ka furnizuar me derivate spitalin ka kërcënuar se nëse nuk i paguhet borxhi, nuk do të ketë edhe furnizime me naftë, gjë që rrezikon tërë spitalin me mungesë të nxehjes. “Ish drejtori Xhavit Hajdari kësaj kompanie i ka lënë një borxh prej 130 mijë eurove, edhe pse ditëve të fundit i është larë një pjesë e tyre” sqaroj Latifi.

Mobi Casa

Latifi është optimist se do të gjendet një gjuhë e përbashkët me kompaninë “Veda Com” në mënyrë që mos të pësojnë pacientët. Ndryshe Latifi tha se pas formimit të komisionit të etikës është rritur përgjegjësia e mjekëve dhe nuk janë shënuar ankesa apo vërejtje serioze në punën e mjekëve.

Edhe teknika dhe laboratorët janë duke kryer punën si duhet me përjashtim të ultrazërit të gjirit dhe kukave të fëmijëve i cili është prishur përkohësisht sepse kushton shumë riparimi i tij.

Latifi tha se pacientët po trajtohen me dinjitet kurse transparenca e mirë ka bërë që të gjitha repartet të japin ide, sugjerime e propozime për të organizuar sa më profesionalisht punën nëpër repartet e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.