Fundamenti

Oborri në Entin Higjienik në gjendje të mjerueshme, papastërti e mbeturina kudo

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Është e pafalshme që nuk mirëmbahet oborri i Entit Higjienik sepse të krijohet përshtypja se je dikund ku fjala pastërti s`ka kuptim shprehet qytetari Ramush. Enti Higjienik në vend se të jetë i pastër dhe me një oborr modern, aty duken pamje horrori.

Gjilanasit kanë dërguar foto të gjendjes së oborrit të spitalit të Gjilanit i cili duket shkret dhe në gjendje të mjerueshme.(Një korrigjim, fotot janë dërguar nga qytetarët dhe ata kanë shkruar se është oborri i spitalit, në fakt është oborri i Entit Higjienik për çka na duhet një përmirësim teknik..realisht ne nuk ndërhyjmë në postimet e publikut)

Mustafa qytetar është shprehur se kjo gjendje është për gjynah sepse Enti Higjienik do të duhej të ishte një model i pastërtisë dhe jo i kushteve të tilla që i vërejta aty shprehet ai.

UBT

Edhe, Selimi një qytetar tjetër thotë se nuk e kupton shoqërinë gjilanase qysh toleron që Oborri i entit higjienik të duket i zymtë.

”Në perëndim për këtë keqëmenaxhim dikush hyn në burg sepse ishte keq i mirëmbajtur oborri i këtij institucioni” u shpreh ai./rajonipress/