RCCOLA

Spitali i Gjilanit në gjendje të mjerueshme, mungon përkujdesja institucionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjendja e përgjithshme në spitalin e Gjilanit është pranë kolapsit dhe në mjerim total. Ministria e Komuna vazhdimisht rrahin gjoks se e kanë nën kontroll menaxhimin, por në fakt vizita më e thjeshtë reparteve të këtij spitali e demanton krejt të kundërtën. Drejtori Nysret Hajrullahu thotë se të trajtohen 100 të sëmurë me COVID është barrë e rëndë, sepse 70% e tyre varen prej oksigjeno terapisë.

Një vëzhgim i shpejt në ambientet e spitalit të Gjilanit të jep një pasqyrë shumë të zbehtë, një pamje që të kujton kohën e luftës, pacientë kudo, qytetar në çdo repart e familjar. Gjendje kaosi e mbingarkim total.

Po pse jemi këtu ku jemi dhe pse mungon përkrahja institucionale. Nëse i shihni deklaratat e Armend Zemajt të mbushet mendja se jemi dikund në Evropë duke jetuar, fjalë shumë, premtime koti. Komuna me disa mbledhje monotone dhe tejet qesharake po mundohet të menaxhoj situatën sikur COVID të ishte parti politike. Asnjë interesim, asnjë angazhim për ta ndihmuar e përkrahur Spitalin e Gjilanit. Gjithçka që shohim janë selfiet e shumta të pushtetarëve dhe mbledhjet koti.

Mobi Casa

Por si e sheh gjendjen e tanishme drejtori aktual Nysret Hajrullahu. “Është çështje problematike, meqë unë mendojë se këtu duhet një angazhim i gjithëmbarshëm institucional dhe shoqëror. Me 100 të sëmurë me u trajtue me COVID është barrë shumë e rëndë për institucionin. 70% e tyre janë të varur prej oksigjeno terapisë, pastaj stafi i infektuar si dhe mungesa e terapisë”.

Hajrullahu thotë se gjithashtu ende ekziston mos kujdesi i popullatës që të mbrohen nga përhapja e infeksionit./rajonipress/