Spitali i Gjilanit ndihmon QKUK-në me barna dhe pajisje mjekësore

Gjilan – Me rastin e tragjedisë së sotme në KEK, ku shumë punëtorë të atjeshëm pas lëndimeve të marra janë dërguar në QKUK, menjëherë SRGJ-ja ka shprehur gatishmërinë në ndihmë, dhe njëherit ka dërguar një sasi të barnave dhe pajisjeve mjekësore në QKUK në ndihmë punëtorëve të lënduar tha për rajonipress drejtori i SRGJ-së Abdylatif Latifi.
Latifi ka shprehë keqardhje për ngjarjen që ka ndodhur dhe poashtu shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e punëtorëve të prekur nga kjo tragjedi.
Spitali Rajonal i Gjilanit shpreh gatishmërinë dhe është i përgatitur për dërgimin e ekipeve mjekësore, nëse është e nevojshme në ndihmë eventuale tha Selami Kurteshi zëdhënës i SRGJ-së./rajonipres/