Eko Higjiena

Spitali i Gjilanit merr notë pozitive nga qytetarët, kërkohet disiplinë dhe investime

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të enjten në një debat të organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën :“Sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimet spitalore në Gjilan”, u tha se menaxhmenti i ri ka shënuar një avancim në punën e këtij institucioni dhe se janë bërë investime dhe është ngritur disiplina e niveli profesional. Megjithatë qytetarët kërkuan më shumë disiplinë për mjekët, më tepër investime në aparaturën mjekësore dhe më shumë investime në ngritjen profesionale.

Drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylafit Latifi duke folur për punën e këtij institucioni tha se janë bërë hapa konkretë dhe shumë domethënës për ta stabilizuar punën menaxhuese dhe profesionale në spitalin e Gjilanit.

Latifi tha se kanë arritur të bëjnë një menaxhim profesional dhe janë bërë investime në reparte të caktuara. Sipas tij janë hapur reparte të reja siç është ai i oftalmos dhe tri salla operative. Pastaj është bërë renovimi i sallave të gjinekologjisë, neonatologjisë si dhe është rinovuar një pjesë e objektit të vjetër të spitalit.

Latifi tha se në këtë vit është planifikuar edhe pjesa tjetër derisa është intervenuar në repartin e dializës. Sipas tij aparatura mjekësore në përgjithësi ka qenë funksionale me përjashtime të vogla siç është CT. “Gjatë këtij viti ka pasur 222 mijë kontrolla, 1200 lindje, 1250 operime, mbi 400 mijë shërbime shëndetësore”.

Pos të arriturave dhe anëve pozitive që ka pasur Spitali, Latifi tha se vështirësi apo sfidë mbetet buxheti në vazhdimësi i zvogëluar nëpër vite, mungesa e stafit të mesëm si dhe disiplina në punë jo e kënaqshme.

Edhe Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit përmes projektorit ka paraqitur të gjitha investimet që janë bërë derisa ka prezantuar një anketë përmes pyetësorëve ku pacientët dhe qytetarët kanë dhënë vlerësime të ndryshme rreth spitalit.

UBT

Muhamet Kastrati nga drejtoria e shëndetësisë në Gjilan tha se ata po konsolidohen çdo ditë. Sipas tij mjekësia familjare dhe institucionet tjera shëndetësore që menaxhohen nga komuna po rrisin kapacitet profesionale.

Besa Baftiu deputete në Kuvendin e Kosovës tha se ka një lëvizje pozitive tek menaxhmenti i ri sepse realisht ka aparaturë më të avancuar dhe ka një rritje të transparencës. Megjithatë sipas saj korrupsioni në nivel qendror mbetet brengë për shoqërinë sepse është krijuar perceptimi se nuk mund të kryesh asnjë shërbim mjekësor pa dhënë mito tha Baftiu.

Shaban Terziu nga shoqëria civile tha se menaxhmenti i ri e ka një notë pozitive sepse e ka ndryshuar gjendjen për të mirë edhe pse për mua brengosëse mbetet orari i punës i cili nuk respektohet sa duhet derisa për kirurgjinë tha se duhet të monitorohet më mirë sepse ka shumë ankesa të pacientëve.

Fadil Gashi tha se është mirë të ketë më shumë investime në aparaturë dhe jo në fasada dhe insistojë për atë që korrupsioni nëse ka të lajmërohet nga qytetarët dhe mos të heshtët.

Demir Krasniqi tha se spitali i Gjilanit ndodhet në një pozitë shumë më të avancuar sesa spitalet e qendrës. Krasniqi tha se në nivel qendror mjekësia po shihet si biznes.”Fatkeqësisht jeta e njeriut është bërë biznes derisa ende kemi jo profesionalizëm” tha ai.

Në fund Abdylatfi Latifi ka kërkuar nga të gjithë qytetarët dhe mediat që të raportojnë çfarëdo rasti apo ankese që lidhet me ofrimin e shërbimeve spitalore. “Ankesat e qytetarëve neve na ndihmojnë shumë që të luftojmë dukurit negative sepse e kemi komisionin e etikës i cili përcjellë punën e mjekëve” tha Latifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.