ARKATANA

Spitali i Gjilanit kërkon një oftalmolog të ri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi thotë për rajonipress se mjekët tanë oftalmolog deri me tani nuk kanë arrit që t`i qojnë deri në fund synimet tona sidomos në aspektin operativ, ku ende një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë kërkon tretman operativ në klinikën e syve në Prishtinë.

Latifi thotë se në kuadër të planifikimeve në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ofrimi i shërbimeve cilësore dhe sa më afër qytetarit tonë ne si menaxhment kemi marr qëndrimin që të hapen edhe njësi të reja pran spitalit tonë siç është rasti me repartin e oftalmologjisë apo repartin e syve siç e njohin qytetarët tanë.

Uji Dea

Latifi tha se kemi bërë një investim solid në ketë repart afërsisht diku mbi 150 mijë euro në pajisjen me aparaturë mjekësore dhe kemi siguruar hapësirën e mjaftueshme dhe sa për fillim kemi caktuar edhe një ditë operative. “Por me keqardhje e them se synimet tona si menagjment nuk janë përcjellë edhe me punën e profesionistëve shëndetësor. Mjekët tanë oftalmolog deri me tani nuk kanë arrit që t`i qojnë deri në fund synimet tona sidomos në aspektin operativ, ku ende një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë kërkon tretman operativ në klinikën e syve në Prishtinë”.

Latifi tha se ne i kemi mbështetur edhe në trajnime të ndryshme, por kam informacione se kemi kuadro tani të diplomuara në këtë lëmi dhe ndoshta do të ishte një prej zgjidhjeve pranimi në punë i një oftalmologu të ri i cili kishte me sjellë energji të reja që edhe ky repart të punoj me kapacitet të plotë. Për këtë na duhet mbështetje dhe leje nga drejtori i përgjithshëm i shërbimit spitalor universitar tha Latifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.