Hidromorava

Spitali i Gjilanit ka ngritur shërbimet profesionale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi ka thënë me rastin e fund vitit se pos që kanë pasur prioritet shlyerjen e borxheve të trashëguara ata janë munduar që të sjellin përgjegjësi në punë dhe të ngritin shërbimet profesionale e shëndetësore.

“Spitali rajonal në Gjilan edhe pse me borxhe të trashëguara ka arritur që me një menaxhment të angazhuar e të vendosur për rendë e punë profesionale të ktheje besimin e pacientëve duke ofruar shërbime më të mira shëndetësore”. Kështu tha Abdylatif Latifi drejtor i spitalit në Gjilan me rastin e fund vitit ku janë nderuar edhe disa mjek, infermier e reparte si më të dalluarat gjatë vitit 2012.

Latifi tha se me ardhjen e tij në krye të menaxhmentit ka gjetur hiq më pak se 655.447 mijë euro borxhe nga koha e ish drejtorit Xhavit Hajdari. “Prioritet yni ka qenë larja e borxheve ndaj operatorëve ekonomik dhe normalisht që fokusi tjetër yni ka qenë që të sjellim frymë e atmosferë pune duke krijuar përgjegjësi e disiplinë në punë” tha Latifi.

Mobi Casa

Sipas Latifit megjithatë për këtë periudhë është arritur që të menaxhohet kujdesshëm buxheti , por edhe që të jemi më të avancuar në punën tonë profesionale e shërbyese karshi nevojave që kanë pacientët e Anamoravës. “Ne jemi munduar që të jemi afër pacientëve edhe të Kosovës Lindore dhe tani së fundit kemi siguruar edhe disa aparatura moderne të cilat na ndihmojnë në punën tonë profesionale” tha Latifi.

Për fund të këtij viti drejtoria e spitalit ka ndarë mirënjohje për 12 punëtor të dalluar të departamenteve si dhe u ka dhënë mirënjohje 10 mjekëve për punën dhe angazhimin e tyre disa vjeçare. Kurse me një mirënjohje speciale është nderuar Reparti i Hemodializës për punën humane dhe aktive që ka treguar gjatë vitit 2012. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.