Hidromorava

Spitali i Gjilanit e përmbyll vitin 2014 me një performancë dukshëm të përmirësuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në përmbyllje të fundvitit drejtoria e spitalit të Gjilanit ka folur për punën e saj një vjeçare derisa Abdylatif Latifi drejtor i spitalit dhe Selami Kurteshi zëdhënës kanë folur për punën e mirë që është bërë gjatë vitit 2014. Kemi një ngritje të cilësisë në aspektin profesional e organizativ edhe pse ne do të kërkojmë edhe më shumë përgjegjësi e disiplinë në punë tha Abdylatif Latifi.

Menaxhmenti i spitalit së bashku me punëtorët e saj kanë shënuar me një koktej rasti përmbylljen e vitit 2014. Në këtë ceremoni u ndanë edhe mirënjohje për të dalluarit.

Ndërkaq drejtori Abdylatif Latifi duke folur për rezultatet dhe sfidat gjatë vitit 2014 tha se spitali i Gjilanit ka shënuar një përparim si në aspektin profesional e organizativ me një gjendje shumë të mirë financiare.”Kemi një ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, furnizimi me barna ka qenë shumë i mirë edhe pse fatkeqësisht nuk kemi pasur mundësi t`i plotësojmë të gjitha kërkesat e pacientëve për shkak të buxhetit të vogël”.

ARKATANA

Latifi tha se janë bërë investime të theksuara në aparaturë mjekësore, renovim të objekteve, edukim të vazhdueshëm të stafit etj.

Edhe Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit në mënyrë elektronike dhe me sllajde ka prezantuar të gjitha rezultatet, projektet, të dhënat kryesore dhe tërë organizimin që ka pasur gjatë vitit 2014 duke përfshirë bashkëpunimin me donatorët, ministritë përkatëse etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.