Mobi Casa

Spitali i Gjilanit e përmbyll vitin 2013 me bilanc pozitiv dhe avancim profesional

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit në një konferencë për medie të mbajtur këtë të hëne ka shpalosur të arriturat, sfidat dhe vështirësitë që kanë pasur gjatë vitit 2013. Abdylatif Latifi drejtor i spitalit tha se e arritur e vitit 2013 mbetet shlyerja e borxheve të trashëguara dhe investimet në aparaturë mjekësore dhe renovime në lëmit më të ndjeshme të spitalit.

Drejtuesit e Spitalit të Gjilanit e kanë përshkruar vitin 2013 si vit pozitiv me një bilanc të kënaqshëm dhe me një avancim të punës profesionale në të gjitha sferat, raporton rajonipress.

Abdylatif Latifi drejtor i këtij institucioni shëndetësor i shoqëruar edhe nga Selvete Shurdhani, Selami Kurteshi, Bajram Shaqiri, Hazir Haziri, ka thënë se viti 2013 ka qenë një vit ku menaxhmenti është përpjekur që ta kthejë besimin e pacientëve dhe të qytetarëve tek institucionet shëndetësore.

Latifi tha se megjithatë e arritur e vitit 2013 llogaritet shlyerja e borxheve të trashëguara dhe investimet e arsyeshme në reparte të caktuara. “Ngritja e cilësisë së shërbimeve profesionale, kujdesi dhe përgjegjësia ndaj pacientëve si dhe renovimet e shumta në repartet e ndjeshme kanë qenë prioritet yni” tha Latifi.

Latifi tha se sa i përket buxhetit spitali i Gjilanit tani qëndron më mirë.”Kemi pasur një borxh prej 702 mijë eurove dhe tani atë borxh e kemi shlyer dhe po e përmbyllim këtë vit me 103 mijë euro bilanc pozitiv”.

GRANDEMALL

Latifi tha se menaxhmenti i tij është përpjekur që në Spitalin e Gjilanit të sjellë aparaturë moderne dhe tani kemi në përdorim tre ultrazëra dhe jemi munduar që të sjellim edhe aparatura tjera mjekësore si endoskopia etj.

Se është punuar mirë dhe drejt në këtë institucion shëndetësor Latifi ka përmendur raportin e auditorit i cili është vlerësuar pozitiv.

Latifi ndërkaq tha se komisioni etik në spitalin e Gjilanit ka pranuar 6 ankesa të pacientëve dhe prej tyre katër ankesa kanë shkuar në komisionet disiplinore.

Ndryshe ai tha se aktualisht 4 mjek të këtij spitali po hetohen për vepra penale të ryshfetit derisa dy të tjerë akuzohen për veprat e kryera jashtë orarit të punës.

Për punën profesionale dhe renovimet në sferat e ndryshme në Spitalin e Gjilanit kanë folur edhe Selvete Shurdhani e Selami Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.