United Hospital

Spitali i Gjilanit bëhet me analizator imunologjik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Spitali i Gjilanit fal një donacioni të kompanisë “Boatech” ka përfituar një analizator imunologjik i cili i punon shumicën e analizave që kanë lidhje me prejardhjet kancerogjene thotë Behar Uka shef i laboratorit në spitalin e Gjilanit.

Pacientët gjilanas tash e tutje nuk kanë nevojë të bredhin e të bëjnë analiza në shtetet jashtë Kosovës apo në qendrat rajonale spitalore. Kompania “Boatech” i ka dhuruar një donacion Spitalit të Gjilanit në vlerë të 14 mijë eurove .

Mobi Casa

Behar Uka shef i laboratorit në spitalin e Gjilanit tha për rajonipress se analizatori Imunologjik është një aparat shumë i vlefshëm dhe i domosdoshëm për çdo qendër spitalore.”Tani pacientët tanë kanë mundësi që këtu t`i kryejnë të gjitha analizat e që më herët ka qenë e pamundur të kryhen në Gjilan. Ky aparat mund t`i punojë analizat që lidhen me hormonet e qendrës tiroide, FT3, FT4, TSH, pastaj tumorët, kanceri i gjirit, CA5, kanceri i prostatës e shumë analiza tjera që vërtet i ndihmojnë pacientët që mos të bredhin poshtë e lartë” tha Uka.

Uka tha se posa të hyjë në përdorim kjo teknologji spitali i Gjilanit mund të radhitet ndër spitalet me një aparaturë moderne, bazuar dhe krahasuar me ato të vendeve të rajonit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.