Eko Higjiena

Spitali i aferave, qytetarët me vlerësime të ndryshme për gjendjen e rënduar në këtë institucion shëndetësor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pas arrestimit të dy mjekëve në spitalin e Gjilanit qytetarët, po edhe pacientët kanë vlerësime të ndryshme. Shumica prej tyre thonë se aty ka mjek që nuk e meritojnë këtë epitet fare, ka të dënuar, mjek me aktakuza të ngritura, mjek nën hetime, mjek që çdo ditë ngacmojnë motrat gjatë kujdestarisë. Aty duhet të vendoset një “Task Forcë”, policore – hetuese për ta qitur në binarë gjendjen mendojnë ata.

Arrestimi i kirurgut Luan Mustafa për marrje ryshfeti, për herë të dytë sepse edhe më herët është akuzuar dhe ka mbajtur burg, ka ngritur shqetësime të thella tek qytetarët dhe pacientët e këtij spitali.

Limani një pacient dhe frekuentues i spitalit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore mendon se ka mjek që janë pa etikë fare.”Unë befasohem qysh i lanë disa mjek me punue aty. I njoh disa prej tyre që janë marr edhe me krim të organizuar, kanë aktakuza e vendime gjyqësore dhe sërish kanë fytyrë me dalë para pacientëve” mendon ai.

FIDANISHTJA

Nuhiu qytetar gjilanas thotë se shërbimet nuk janë edhe të dobëta.”Ka shërbime dhe ka mjek edhe të mirë e të respektuar, por vërtet ka disa që janë të pandryshueshëm dhe me ata është problem me ecën përpara Spitali i Gjilanit” shprehet Nuhiu.

Ngacmimet seksuale në këtë institucion shëndetësor janë të pranishme dhe ka shumë ankesa në drejtim të mjekëve, por shumica e tyre heshtën ose përfundojnë para komisioneve të Etikës, që i trajton vetëm si dukuri.

Milazimi qytetar thotë se në Spitalin e Gjilanit duhet të vendoset një “Task Forcë” hetuese.”Ne kemi shumë probleme sidomos në Kirurgji kur duhet të operohemi dhe aty duhet të vendoset urgjentisht një mekanizëm hetues për ta ndalur të keqën dhe degradimin” shprehet ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.