Spinaqi mbron organizmin, por mos veproni kështu me të

Spinaqi ka domethënie të madhe për organizmin. Kjo perime e gjelbër ka shumë vitamina dhe minerale si vitamina A, B, C,E, acid folik, plot hekur, mangan dhe kalium.
Spinaqi përmban luteinë dhe zeaksantinë që ia jep mundësinë për të luftuar kundër shumë sëmundjeve. Një punë që duhet pasur kujdes kur ta hani spinaqin është që këtë perime kurrsesi nuk guxoni ta ringrohni.
Kjo pasi gjatë ringrohjes kalojnë në nitrite që janë kancerogjene për organizmin e njeriut. Po ashtu, do të ishte mirë ta konsumoni bashkë me qumësht, jogurt apo djathë.
(Kosova Sot)