UBT

Spinaqi jua ripërtërin qelizat e trurit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qysh moti dihet se perimet e gjelbra ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë, se në mënyrë direkte ndikojnë në nivelin e hemoglobinës në gjak dhe për këtë arsye u sugjerohet personave anemikë.

Por, a e keni ditur se spinaqi ndikon në qelizat e trurit?

Një hulumtim i universitetit në Çikago ka zbuluar se personat të cilët një apo dy herë në ditë kanë ngrënë perime, siç është spinaqi, kanë qenë ndjeshëm më pak të prekur nga sëmundjet mentale sesa personat që nuk kanë ngrënë perime të tilla, transmeton “Zeri.info”.

Kjo e dhënë ka të bëjë me të gjithë personat pa marrë parasysh se çfarë edukimi kishin, çfarë stili të jetës bënin dhe cilat janë predispozitat gjenetike.

UBT

Studiuesit kanë analizuar gati 1000 persona të moshës së ndryshme dhe kanë vlerësuar aftësitë e tyre mentale.

LEXO EDHE: Qitroja dhe portokalli për shëndet të mirë

Ata kanë konstatuar se personat që kanë ngrënë perime të gjelbra kishin trurin për 11 vjet më të ri sesa ata që nuk kanë ngrënë spinaq apo lakër jeshile.

Kjo do të thotë se qelizat e trurit më mirë dhe më shpejt ripërtërihen nëse rregullisht konsumoni spinaq. Le të jetë kjo arsye e mjaftueshme që spinaqi të jetë në ushqimin tuaj të rregullt. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.