Fundamenti

Spinaq, karota dhe limon: Pija shëruese që eliminon helme

/ 2 minuta lexim

Nëse ndiheni të lodhur, nervoz dhe pa disponim të mirë, është koha ideale të eliminoni helmet nga trupi juaj. Së paku dy herë në vit, të gjithë duhet pastruar trupin nga helmet me ndihmën e ushqimeve të shëndetshme dhe suplementeve. Në këtë artikull ju tregojmë më shumë rreth lëngut pastrues që eliminon helmet, i bërë nga spinaqi, karotat dhe limoni.

VETITË SHËRUESE TË SPINAQIT

Të gjitha perimet me gjethe të gjelbër janë të shkëlqyeshme për detoksimin e trupit pasi përmirësojnë funksionimin e mëlçisë shkaku i pigmenteve që përmbajnë. Spinaqi po ashtu është diuretik, alkalin dhe laksativ. Njihet për faktin se përmban shumë hekur, lufton aneminë dhe parandalon plakjen e hershme.

VETITË SHËRUESE TË KAROTAVE

Karotat janë të pasura me betakarotinë, acid folik si dhe mineralet si fosfor dhe kalcium. Ndihmojnë në përmirësimin e shikimit, lëkurës, flokut dhe thonjve.

Uji Dea

VETITË SHËRUESE TË LIMONIT

Limonët janë një nga frutat më pastrues që ekzistojnë. Reputacioni i tyre si pastrues i trupit e konfirmon këtë. Limoni vepron si detoksues për mëlçinë, veshkat dhe zorrët, prandaj edhe është përbërësi kryesor në këtë lëng.

PËRBËRËSIT:

2 grushte spinaq të freskët (50 g), 2 karota, Lëngun e një limonit dhe lëvorja e tij, 1 gotë ujë (200 ml), 1 lugë mjaltë (25 g). Si të veproni: Për ta përgatitur këtë pije shëruese, ndiqni këta hapa: Së pari, shtrydhni lëngun e limonit. Nëse limoni është organik, bluani edhe lëvoren e tij dhe pak ia shtoni pijes. Përzieni lëngun e limonit me përbërësit e tjerë: spinaqin, karotat, ujin dhe mjaltin. Ky lëng është i pasur me fibra dhe ju ngop. Si ta konsumoni: Koha më e mirë për ta konsumuar këtë pije pastruese zakonisht është në mëngjes, në stomak të thatë, apo së paku gjysmë orë para kafjallit

(Kosova Sot)