ARKATANA

“Sperantum” nga Peja dhe pianistja Genita Hoxha nga Shqipëria nderojnë “Flakën e Janarit 2019”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të “Flakës së Janarit 2019” në Sallën e Teatrit është mbajtur një mbrëmje koncertale – artistike kushtuar heronjve.

Fillimisht është paraqitur Kori “Siperantum” nga Peja me dirigjent Memli Kelmendi, i përcjellë nga pianisti Agron Shijaku.

Ky kor, që ka bërë emër, është paraqitur me pjesë të autorëve vendorë e botërorë. Ata kanë performuar “Shamikuqja” të Mark Kaqinarit me aranzhim të Tomor Berishës, pastaj “Danza”të Linda Spavacek, ku interpretuan Arta Bajraktari (soprano) dhe Bleona Leka (tamburinë).

Uji Dea

Ky kor është paraqitur edhe me vepra të tjera si: “Kopilje moj kopilje”, këngë arbëreshe – Agron Shujaku (Piano) Blerina Zeka (flaut). Ata erdhën edhe me “…sa bukur” të Memli Kelmendit me Arita Bajraktari (tamburinë), “Dua më shumë Shqipërinë” me aranzhim të Memli Kelmendit me Azem Lluka (tenor) dhe Bleona Leka (piano), “Apamuoy Shungo” të Gerardo Guevara, “Bohemian Rapshody” të Fredy Mercury me arranzhim të Mark Bymer, solist Matej Karaqi, Agron Shujaku (piano) dhe në fund me “Rondes” të Folke Rabe.

Është mbajtur edhe koncert i Genita Hoxhës, artiste nga Shqipëria, e cila është shoqëruar edhe nga artistë të tjerë, të cilët me koncertin solistik e recital kanë nderuar Manifestimin Shumëkulturo “Flaka e Janarit 2019”.

Programi i këtij kori është përcjellë me kërshëri nga publiku, i cili u ka duartrokitur gjatë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.