Eko Higjiena

Spekulimet serbe rreth ushtarëve amerikanë, që do të vijnë në Kosovë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Në pranverë në Kosovë do të arrijë Brigada 525 e ushtarëve amerikanë, respektivisht njësiti luftarak-special, i stërvitur për luftime në kushtet më të vështira në Afganistan. Kjo sipas ekspertëve dhe analistëve mund të jetë një sinjal se në veri të Kosovës mund të vijë deri te eskalimi i konfliktit, transmetojnë mediat serbe

Se është duke “u zier”diçka serioze dëshmon edhe paralajmërimi nga Fort Braggut se në Kosovë do të arrijnë ushtarët e Brigadës 525, e cila është dashur të shkojë në Afganistan, por plani ka ndryshuar dhe ata do të vijnë në Kosovë dhe do të jenë në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe Lindja të KFOR-it dhe do të zëvendësojnë pjesëtarët e gardës nacionale amerikane dhe rezervistët nga ky shtet, transmeton Pressonline.

Kjo është hera e parë që në Kosovë vjen një njësit i vërtetë luftarak.

Komandanti i Brigadës 525, koloneli Xavier Brunson, ka thënë se brigada e tij do të qëndrojë në Kosovë nëntë muaj, dhe se ky është një angazhim klasik dhe se nuk pret të ndodhë ndonjë konflikt, kurse ushtarët e tij do të bashkëpunojnë me popullatën dhe pushtetin lokal “.

Mirëpo, serbët nga veriu i Kosovës mendojnë se amerikanët po vijnë, që bashkë me ushtarët gjermanë, t’i detyrojnë serbët nga veriu që të integrohen në Kosovën e pavarur.

Uji Dea

“Situata e sigurisë është shumë e rëndë dhe shpërthyese, kurse eskalimi është i mundshëm këtë pranverë. Shqiptarët po përpiqen që me marrjen e Kroit të Vitakut, të na vijnë pas shpinës dhe të rrezikojnë qëndrimin e serbëve në Mitrovicë, prandaj shtrohet pyetja se edhe sa kohë do të mund ta tolerojnë tërë këtë serbët ”, ka thënë Radenko Nedelkovic, kryeshef për të ashtuquajturin Rreth i Mitrovicës.

Ai ka porositur kryeministrin serb Ivicа Dаcic që të tregojë se ku është vija e kuqe për serbët.

“Ai duhet ta thotë qartë se nuk do të ketë shuarje të institucioneve shtetërore të Serbisë në veri të Kosovës, sepse diçka e tillë do të ishte vdekjeprurëse për popullin serb”, tha Nedelkovic.

Mediat serbe kanë spekuluar se më 28 shkurt në Leposaviq është rrëzuar një fluturake pa pilot, e cila sipas serbëve ka vëzhguar terrenin kufitar dhe lokacionet përreth Jarinës. Sipas spekulimeve serbe fluturakja ka rënë jo shumë larg nga fshatrat malore të kësaj komune, rrëzë Kopaonikut. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.