FIDANISHTJA

Spekulimet serbe: Priten sulme terroriste në veri dhe Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
HW

Si në rastin e Kumanovës, mediet e Serbisë vazhdojnë të spekulojnë për sulme terroriste që priten të ndodhin në veri të Kosovës dhe Luginën e Preshevës.Ata thonë se tri aksione janë planifikuar të bëhen nga 25 deri 28 qershor. Kështu thekson gjenerali Momir Stojanoviq ish njeriu i parë i VBA (Agjencisë Ushtarake të Sigurisë) dhe kryetar aktual i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për kontrollin e shërbimit të sigurisë.

“Kreator të këtyre sulmeve janë të vetëdijshëm se kjo nuk do të komplikojnë situatën e sigurisë. Qëllimi i tyre është para se gjithash që të eliminohen disa persona që mund të jenë dëshmitarë kund ish pjesëtarëve të UÇK-së, para Gjykatës për

Krime lufte, që pritet të formohet në Kosovë. Duke qenë që formimi i kësaj gjykate është paralajmëruar për shtator, terroristet kanë për detyre që deri atëherë të eliminojnë të gjithë dëshmitarët e palakmueshëm”, tha Stojanoviq.

FIDANISHTJA

Tri aksione janë planifikuar nga 25 deri 28 qershor, transmetojnë mediat serbe, citon Indeksonline.

I pyetur prej nga këto informata dhe nëse ka leje që t’i transmetojë në opinion, ai tha se “informatat i kam marrë ng burime mirë të informuara që nuk mund t’i zbulojë”.

“Ndërsa leja? Nga kush të kërkoj leje që t’i publikoj. Nuk kam nevojë për këtë”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.