UBT

Spekulimet që nuk i bëjnë nderë Kosovës!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Hafiz Gagica – Dhënia e lajmit të rrejshëm, për largimin e bazës ushtarake “Bondsteel” nga Kosova, publikuar nga portalet dashakeqe shqiptare, gjeti vendin edhe në fjalorin e politikanëve kosovarë gjë e cila është vërtetë për keqardhje!

E gjithë kjo alarmon për gjendjen në të cilën është katandisur vetëdija jonë nacionale.
Portalet të cilat përhapin lajme të pavërteta dhe panik, nuk ja duan të mirën vendit, njësoj siç nuk duhet të merren me politikë ata të cilët plasojnë informata të rrejshme publike duke frikësuar shqiptarët në Kosovë e më gjerë.

Miqësia jonë me SHBA-të dhe aleatët tanë perëndimorë, është ndërtuar dekada me radhë. Është i pakontestueshëm interesi, për zhvillimin dhe ruajtjen e bashkëpunimit tonë të përhershëm me Amerikën. Përkrahja e shtetit amerikanë e cila ju ofrua, kombit tonë sigurisht se nuk ka qenë e ndërtuar mbi bindjet e politikës ditore.

Prandaj nuk duhet të biem pre e propagandës serbe, për gjoja tërheqjen e bazës ushtarake amerikane, apo edhe lajmeve tjera të mundshme dashakeqe të cilat mund të pasojnë.
Politikanët kosovarë në mungesë të ideve pragmatike për një zhvillim të shëndoshë të Kosovës, ata merren me sensacione politike e spekulative, duke dëmtuar edhe më tej vendin!

FIDANISHTJA

Politika, kërkon të menduar të arsyeshëm, të mençur dhe reagime konformë situatave nëpër të cilat po kalon vendi dhe në asnjë rast rrahagjoksje e deklarata të pamatura e të rrezikshme.

Miqësia jonë e ndërtuar dekada më herët me popujt liridashës sigurisht se nuk ka pasur për bazë një strukturë të tillë politike e cila veç tjerash po i vë në pikëpyetje, vlerat dhe sakrificën e kohës së shkuar.

Hafiz Gagica
Stuttgart-Prishtinë 04.03.2019

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.