FITORJA

‘Spektakli’ i Thaçit dhe i Vuçiqit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përderisa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se pala serbe kishte përdorur diskurs të ashpër në këtë takim, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq kërcënoi me mosvazhdim të dialogut nëse Kosova nuk e heq taksën doganore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Megjithëkëtë, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se procesi i negociatave mes dy shteteve nuk mund të ndërpritet në asnjë mënyrë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Menjëherë pas takimit të tretë të fazës finale të dialogut, i cili u zhvillua të enjten në Bruksel, dy kryenegociatorët, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, akuzuan njëri-tjetrin për arrogancë e papërgjegjshmëri.

Përderisa Thaçi tha se pala serbe kishte përdorur diskurs të ashpër në këtë takim, Vuçiq kërcënoi me mosvazhdim të dialogut nëse Kosova nuk e heq taksën doganore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, shkruan Gazeta “Zëri”.

Eco Higjiena

Megjithëkëtë, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se procesi i negociatave mes dy shteteve nuk mund të ndërpritet në asnjë mënyrë. Përkundrazi, siç shprehen ata, deklarimet e tilla të dy presidentëve ngjajnë më shumë në një “spektakël”, nga i cili qytetarët nuk duhet të bien në lajthitje.

Ndërkaq përfaqësuesit e partive opozitare vlerësojnë se në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që në takimin e katërt të fazës finale presidenti Thaçi të shkojë e të dialogojë me Serbinë pa u mandatar nga Kuvendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.