RCCOLA

Spektakli i Motoçiklizmit ‘Endure Race X’ ju pret të dielën në fshatin Stanishor

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Klubi i Motoçiklizmit “MC06” nga Gjilani është mikpritës i edicionit 10-të, të motoristëve më të mirë të Kosovës.

Kjo garë prestigjioze e cila mbahet nën ombrellën e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, ka zgjuar kërshërinë e shumë dashamirëve të këtij sporti por edhe tek qytetarët të cilët me 1 Tetor, të dielën, duke filluar nga ora 10:00, do t’ja mësyjnë fshatit Stanishor për të parë nga afër motoçiklistët të cilët do të garojnë në terrenet të cilat janë improvizuar në kodrinat e këtij fshati.

Siç bëjnë të ditur, të dielën, dashamirët e këtij sporti pritet të jenë mbi 15,000 shikues, ku do ta bëjnë edhe më interesante këtë garë të rrallë të këtij sporti atraktivë.

UBT

Drejtori sportiv në Federatën e Motoçiklizmit në Kosovë dhe njiherit organizatori i kësaj gare, Alban Beqiri, ka falënderuar të gjithë donatorët të cilët në mënyrën e tyre kanë kontribuar që kjo garë të finalizohet në mënyrën më të mirë duke theksuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

“I jemi falënderues çdo donatori përjetësisht që na kanë ofruar ndihmë, pa ndihmën e tyre kjo garë do të ishte e mangët. I falënderojmë të gjithë garuesit të cilët kanë shprehë dëshirën të jenë pjesë e kësaj gare, poashtu edhe shikuesit që na përkrahin në numër rekord të tyre, poashtu një falënderim të veçantë e kanë edhe mediat e shkruara e elektronike të cilët vazhdimisht janë pjesë e jona. I ftojë të gjithë që të dielën së bashku në fshatin Stanishor në mënyrë triumfale ta përfundojmë këtë garë e cila na jep adrenalinë të pa fund”.

Shtegu në shpatijet e fshatit Stanishor do të jetë e gjatë 6 km./rajonipress/