FITORJA

Spektakli i Motoçiklizmit ‘Endure Race IX’ ju pret të dielën në fshatin Stanishor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Klubi i Motoçiklizmit “MC06” nga Gjilani është mikpritës i edicionit të 9, të motoristëve më të mirë të Kosovës. Kjo garë prestigjioze e cila mbahet nën ombrellën e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, ka zgjuar kërshërinë e shumë dashamirëve të këtij sporti por edhe tek qytetarët të cilët me 25 shtator, të dielën, duke filluar nga ora 10:00 do t’ja mësyjnë fshatit Stanishor për të parë nga afër motoçiklistët të cilët do të garojnë në terrenet të cilat janë improvizuar në kodrinat e këtij fshati.

Siç bëjnë të ditur, të dielën dashamirët e këtij sporti të cilët pritet të jenë mbi 15,000 shikues, do ta bëjnë edhe më interesante këtë garë të rrallë të këtij sporti atraktivë.

Hidromorava

Drejtori sportiv në Federatën e Motoçiklizmit në Kosovë dhe njiherit organizatori i kësaj gare, Alban Beqiri, ka falënderuar të gjithë donatorët të cilët në mënyrën e tyre kanë kontribuar që kjo garë të finalizohet në mënyrën më të mirë duke theksuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura. “I jemi falënderues çdo donatori përjetësisht që na kanë ofruar ndihmë, pa ndihmën e tyre kjo garë do të ishte e mangët. I falënderojmë të gjithë garuesit të cilët kanë shprehë dëshirën të jenë pjesë e kësaj gare, poashtu edhe shikuesit që na përkrahin në numër rekord të tyre, poashtu një falënderim të veçantë e kanë edhe mediat e shkruara e elektronike të cilët vazhdimisht janë pjesë e jona. I ftojë të gjithë që të dielën së bashku në fshatin Stanishor në mënyrë triumfale ta përfundojmë këtë garë e cila na jep adrenalinë të pa fund”.

Shtegu në shpatijet e fshatit Stanishor do të jetë e gjatë 6 km./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.