ARKATANA

Spektakli futbollistik përfundon pa fitues

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Derbi i shumë përfolur i qytetit të Gjilanit në mes Gjilanit e Dritës nuk nxori fitues, golat u shënuan në fillim të ndeshjes dhe në fund të saj.

Spektakli i përgatitur nga tifozët “Skifterat” dhe “Intelektualëve” meriton notën më të lartë, gjatë tërë ndeshjes me animet e tyre përkrahën klubet e zemrës së tyre.

Stadiumi i qytetit në Gjilan edhe kësaj radhe u vërejt se kur të ndeshën këto dy klube është i vogël për të zënë shikuesit të cilët në këtë ndeshje ishin rreth 13.000.

Futbollistët e Gjilanit ishin ata të cilët në minutën e 4 shënojnë në portën e Dritës.

Pas gabimit të Gëzim Gashit, këtë më së miri e shfrytëzoj Betim Haxhimusa i cili merr një top nga 35 metra vërsulet drejt portës duke gjetur portën e portierit të Dritës Betim Halimit.

Gjatë tërë ndeshjes ndeshja u zhvillua në mes të fushës pa aksione konkrete.

HW

Futbollistët e Dritës kanë mundur të shënojnë në minutën e 80, kur rezervisti Alban Shillova me kokë gjuan nga 13 metra godet horizontalen e portierit të Gjilanit Donat Kaciut.

Kur të gjithë menduan se derbi do të mbyllet me fitoren e Gjilanit, ashtu nuk mendon sulmuesi i ardhur në Dritë Përparim Livoreka i cili nga 10 metra në minutën shtesë atë të 96 shënon golin e barazimit duke sjell skuadrës së tij një pikë të vlefshme.

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues – 13.000
Arbitra- Nuza, Berisha, Selimaj, Tahiri.
Kartona të verdhë- Kastrati, Rusi , Eminhaziri (Gj).Sejdiu, Kastrati, Livoreka, Berisha,

Gjilani- Kaciu, Kastrati, Bekteshi, Thaqi (Hyseni), Blakqori, A.Thaqi, Shabani (Azemi), Haxhimusa, Aliu(Eminhaziri), Mustafa, Rusi

Drita- Halimi,Rexhepi (Shillova), Haliti, Dragusha, Gashi, Sejdiu, Kastrati (Berisha), Ramadani, Livoreka Nexhipi(Kuka) Murati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.