UBT

“Spektakël momental”, Krasniqi: Aplikimi për në BE, i pakoordinuar me partnerët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e konsideron si një spektakël momental dhe një veprim që nuk ishte koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Krasniqi u shpreh se në ceremoninë e djeshme në Prishtinë, nuk ishte i pranishëm amabsadori i Bashkimit Evropian dhe kjo sipas tij, tregon një moskoordinim të krerëve të institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Ndër të tjera, Krasniqi nënvizoi se aplikimi do të marrë vlerë, vetëm nëse futet në agjendën e Këshillit Evropian.

UBT

“Para se gjithash, është një konsensus qytetar, jo vetëm politik, që Kosova duhet t’i takojë familjes evropiane dhe si Parti Demokratike e Kosovës, ne gjithmonë kemi mbështetur dhe mbështesim çdo veprim, që na përafron me arritjen e kësaj aspirate. Ajo që duhet të themi në këtë moment, është fakti që për të ndodhur një gjë e tillë, duhet të kemi një koordinim me partnerët kryesorë evropianë. Vetëm nga pamja e ceremonisë së djeshme, mbeta paksa i befasuar, me mosprezencën as të ambasadorit të BE-së në Kosovë dhe as të ndonjë zyrtari tjetër evropian, gjë që më bën të mendoj që ndoshta edhe ky veprim, është në vazhdën e veprimeve të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë që krerët e institucioneve të Kosovës i kanë bërë si shprehi sidomos gjatë vitit 2022.

Në këtë kuadër, aplikimi do duhet të ishte një moment, i cili pastaj pasohet edhe nga vepra të tjera konkrete. Vlera e aplikimit do të konkretizohet vetëm në momentin kur ky do të përfshihet në agjendën e Këshillit Evropian. Pa pasur një qartësi se a do të ndodhë kjo, druaj se kemi të bëjmë me një veprim i cili, përtej spektaklit momental, nuk do të ketë një vlerë dhe do të jetë dëshpërues për qytetarët e Kosovës në të ardhmen”, theksoi ai në Euronewsal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.