ARKATANA

Specialja zbeh dëshirat qeveritare për riformatim

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ideja e riformatimit të kabinetit të tanishëm qeveritar të koalicionit PDK-LDK, pavarësisht që u paralajmërua me plot pompozitet se mund të ndodhë brenda disa javësh, ka dështuar, madje që në përpjekjen e plotësimit të pozitës së ministrit të Integrimeve evropiane, pozitës e cila u boshatis nga ish-ministri Bekim Çollaku.

Burjani: Rriformatim s’mund të ketë, sepse po prishen në masë kryesisht interesat e PDK-së.

“Riformatimi do të ishte një thikë me dy tehe për PDK-në, derisa edhe Gjykata Speciale me veprimin e saj mund t’i lëkundë themelet e institucioneve nga përfshirja e atyre që janë në listë, pavarësisht finales së procesit që do të zgjasë derisa ta thotë fjalën e vet përfundimtare kjo gjykatë, që është një proces i gjatë”, theksoi analisti Ali Hertica për “Kosova Sot” , raporton Gazeta Kosova Sot

Mobi Casa

Ideja e riformatimit të kabinetit të tanishëm qeveritar të koalicionit PDK-LDK, pavarësisht që u paralajmërua me plot pompozitet se mund të ndodhë brenda disa javësh, ka dështuar, madje që në përpjekjen e plotësimit të pozitës së ministrit të Integrimeve evropiane, pozitës e cila u boshatis nga ish-ministri Bekim Çollaku. Opozita dhe analistët politikë e shohin këtë proces të dështuar, pikërisht nga fakti që është krijuar bindja se ky koalicion mund të vazhdojë gjatë, kryesisht për shkak të PDK-së, së cilës i intereson shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe për shkak të Gjykatës Speciale, që mund të godasë disa prej figurave të kësaj partie. Madje, edhe disa lëvizje individësh nëpër parti politike, që po paraqiten si aderime të reja ose kalime nga një subjekt politik në tjetrin, po shihen krejt si një përgatitje serioze për zgjedhje të shpejta, një frymë e parafushatës së zgjedhjeve të parakohshme. “Ngecja e riformatimit të Qeverisë konsideroj që po vjen si pasojë e krijimit të thellë të mosbesimit të dyanshëm mes partnerëve politikë, dhe ne mendojmë që vendi është në një krizë të thellë politike, ngase koalicioni e ka humbur besimin e ndërsjellë që sado të zbehtë e kanë pasur edhe deri më tani. Pra, unë mendoj që kjo është arsyeja kryesore e mosrealizimit të riformatimit të premtuar, dhe tani po shihet që edhe këta parterë të tanishëm qeverisës po mendojnë që shumë shpejt të shkojnë në zgjedhje të reja dhe nuk mund të pritet shumë nga mundësia e riformatimit të Qeverisë. Edhe këto skenat e aderimeve të reja flasin më së miri për frymën e situatës parazgjedhore, prandaj me të drejtë presim që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje të reja, sepse legjitimiteti i Qeverisë dhe koalicionit ka humbur, dhe krejt këto sjellje dhe parafushata që po zhvillohen edhe me aderime edhe me vetë disa sjellje të kryetarit të Kuvendit, sikurse sjelljet e kryetarit të shtetit, e zyrtarëve të tjerë në PDK, mendoj se janë sjellje kundër koalicionit dhe kundër LDK-së, dhe si pasojë zgjedhjet janë të pashmangshme”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.

Zgjedhjet për ta mundur rivalin politik Sipas analistit Ali Hertica, kjo situatë e krijuar si një lloj loje fëmijësh tregon më së miri se cili është niveli i kulturës dhe përgjegjësisë që ka kjo klasë politike në pushtet. Sipas tij, është një pasiguri e koalicionit të koncepteve të ndryshme politike, që janë bashkuar për interesa afatshkurtra. “Zvarritja e riformatimit është treguesi më i mirë se sa i brishtë është në funksionim koalicioni i subjekteve politike, që janë diametralisht të kundërta në të gjitha konceptet politike dhe mospajtimet, që kanë jo vetëm në program qeverisës, por edhe brendapërbrenda vetë taborëve të subjekteve të tyre, ku secili partner po e lakmon shumicën e pushtetit, pavarësisht se njëra dhe pala tjetër në mënyrë të fshehtë i dëshiron zgjedhjet për ta mundur rivalin politik. Është e qartë tani që riformatimi i Qeverisë nuk do të shkojë përpara, sepse deri tani janë edhe disa deputetë të nominuar për ministra, që nuk kanë dashur t’i marrin ato poste, duke thënë se zgjedhjet janë shumë afër. Riformatimi do të ishte një thikë me dy tehe për PDK-në, derisa edhe Gjykata Speciale me veprimin e saj mund t’i lëkundë themelet e institucioneve nga përfshirja e atyre që janë në listë, pavarë- sisht finales së procesit që do të zgjasë derisa ta thotë fjalën e vet përfundimtare kjo Gjykatë, që është një proces i gjatë”, thotë Ali Hertica për “Kosova Sot”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.