ARKATANA

Specialja votohet javën tjetër, PDK-ja i bën numrat

/ 2 minuta lexim
HW

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur ta zvogëlojë numrin e deputetëve kundërshtues të Gjykatës Speciale.

Gazeta merr vesh se nga 10 deputetët e PDK-së që nuk i thanë po Speciales, të paktën shtatë prej tyre mund të ndryshojnë qëndrim pas “thirrjes” së fundit që u ka bërë shefi i partisë. Ky është numër i mjaftueshëm për t’i bërë 80 votat e mjaftueshme për t’u miratuar amendamenti kushtetues.

Kategorik kundër Speciales vazhdojnë të mbesin Nait Hasani, Ganimete Musliu e Fadil Demaku. Sipas burimeve të gazetës javën e ardhshme do të dalë në Kuvend edhe një herë votimi i amendamenteve kushtetuese. Paraprakisht qeveria pritet t’i riprocedojë amendamentit në Kuvend gjatë kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

Mobi Casa

Thaçi ka mbledhur të mërkurën deputetët e partisë së vet, ku merret vesh se përfundimisht ka arritur t’i bindë kundërshtarët e Gjykatës Speciale se ajo duhet të votohet. Pas më shumë se një orë qëndrimi në mbledhje, Thaçi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media, por iu shmang pyetjeve. Ai nuk ka treguar nëse ka arritur t’i sigurojë numrat. Vetëm ka paralajmëruar se Kuvendi nuk duhet të shkojë në pushim pa u votuar Gjykata Speciale.

http://koha.net/?id=27&l=67523

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.