Uji Dea

Specialja vë në provë sërish Kuvendin e kapur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, të dyshuar për krime. Marrëveshja me Holandën duhet të ratifikohet

Analisti politik Blerim Burjani thotë se sado që mund të ketë hamendje dhe rezistencë te një masë e konsiderueshme e deputetëve për ta votuar ratifikimin e marrëveshjes me Holandën, kjo situatë vlerësohet pa alternativë

UBT

Një nga sfidat më të rënda që e presin Kuvendin e Kosovës, në këtë sesion të ri pranveror, përveç ballafaqimit me situatën e krizës për shkak të marrëveshjeve të 25 gushtit, Asociacionin dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, gjithsesi do të jetë edhe finalizimi i funksionalizimit të Gjykatës Speciale, proces që kërkon ratifikimin e marrëveshjes me shtetin e Holandës.

Analisti politik Nexhmedin Spahiu konsideron se është tepër e domosdoshme që pasi kanë kaluar ndryshimet kushtetuese dhe Ligji për themelimin e Gjykatës Speciale, dhomave të specializuara dhe ai për ndihmën juridike ndaj të akuzuarve potencialë, që të tejkalohet çdo dilemë dhe mëdyshje rreth ratifikimit të marrëveshjes edhe me Holandën. “Jemi në prag të cilësimit si shtet i dështuar. Me këtë rast opozita do të mund ta tregonte patriotizmin e vet, siç e ka treguar edhe me rastin e vizitës së presidentit austriak, kur e ndërpreu pengimin e punës së Parlamentit dhe mundësoi fjalimin e tij”, tha analisti Spahiu për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.