HW

Specialja u diskutua edhe në takimin Mustafa-Nuland: Kusht për të ecur para

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.
Mustafa shprehu falënderimet e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e po ashtu shprehu përkushtimin Qeverisë së Kosovës për fuqizimin mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Mustafa dhe Nuland biseduan për progresin që po arrihet në Kosovë, zhvillimet në rajon, proceset integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe për progresin në dialogun për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Hidromorava

Ata biseduan edhe për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe rëndësinë e madhe që ka për Kosovën themelimi i tyre, pasi që kjo dëshmon se Kosova ka kapacitet për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj, për të përmbushur obligimet ndërkombëtare, si dhe për të ecur përpara në integrimet euroatlantike. Në këtë kontekst, Mustafa theksoi se Republika e Kosova do t’i marrë të gjitha obligimet që ka dhe do të ecë sigurt në rrugën e saj drejt të ardhmes euroatlantike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.