Hidromorava

Specialja trazon skenën politike

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Me gjithë faktin që Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër themelimit të Gjykatës Speciale, gati tash e një vit më parë, detajet e ecurisë së procedurave përgatitore për funksionimin e këtij institucioni të drejtësisë po mbahen akoma larg nga opinioni publik.

Gashi: Do të ketë zhvillime, që mund të sjellin shqetësim në skenën politike.

“Është e pritshme që Gjykata Speciale mund të tronditë politikisht skenën politike. Dyshohen disa individë të PDKsë, por edhe te partitë politike opozitare. Pra, Gjykata Speciale pritet të ushtrojë një lloj ndikimi në zhvillimet e gjithëmbarshme politike të Kosovës”, shprehet analisti Blerim Burjani.

Me gjithë faktin që Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër themelimit të Gjykatës Speciale, gati tash e një vit më parë, detajet e ecurisë së procedurave përgatitore për funksionimin e këtij institucioni të drejtësisë po mbahen akoma larg nga opinioni publik.

Gazeta ka adresuar pyetje lidhur me këtë çështje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të mësuar se në cilin nivel të komunikimit ndërinstitucional janë shteti i Kosovës dhe Holanda për vendosjen e selisë së kësaj Gjykate, por nuk kemi marrë përgjigje.

Hidromorava

Kohë më parë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, pati deklaruar në vija të përgjithshme se Kosova i ka përfunduar të gjitha obligimet e veta rreth krijimit të Dhomave të veçanta, dhe tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm, por nuk ka specifikuar se cilat veprime i ka ndërmarrë shteti i Kosovës.

Pritet emërimi formal i gjyqtarëve dhe prokurorëve Njohës të sundimit të Ligjit, nga ana e tyre, konsiderojnë se për vetë faktin se BE-ja ka hapur me vonesë një konkurs ndërkombëtar për kompletimin e stafit të punës së Gjykatës Speciale, edhe gjasat për fillimin praktik të punës, që ndërlidhet edhe me arrestimet e para, nuk mund të ndodhin para vjeshtës së vonë të këtij viti ose fillimit të vitit që vjen. Ditë më parë është raportuar për një konkurs ndërkombëtar të hapur nga BE-ja për stafin e Gjykatës Speciale për 37 pozita.

Avokati Tomë Gashi ka pohuar se pas hapjes së konkursit, edhe gjasat e aktivizimit të kësaj Gjykate janë më të shpejta, por nuk mund të përcaktohet afati i saktë se kur do të fillojë puna. “Konkursi i BE-së për këtë Gjykatë tashmë është publikuar dhe pritet emërimi formal i gjyqtarëve dhe prokurorëve, një pjesë e të cilëve tashmë janë intervistuar, dhe mund të jenë gjyqtarë dhe prokurorë edhe të EULEXit”, thotë avokati Gashi për “Kosova Sot”.

Sido që të jetë, ai pret që me fillimin e punës së kësaj Gjykate të ketë edhe zhvillime, që mund të sjellin shqetësim në skenën politike në vend. Sipas Gashit, është shumë e pritshme që skena politike do të trazohet shumë me fillimin e arrestimeve të para për Gjykatën Speciale, e që përafërsisht mund të ndodhë në tetor të këtij viti apo pak më vonë. “Këtë më së miri e dinë vetëm prokurorët, që i kanë veçse disa akuza të përgatitura për Gjykatën Speciale. Këtë sikur që dimë, e ka thënë edhe prokurori i Forcës speciale për hetimin, e që ka qenë Clint Wiliamson”, shprehet Gashi për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.