Fundamenti

Specialja: Thaçi erdhi në Kosovë për ta takuar familjen e tij

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot, kanë konfirmuar vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi tek familja e tij në Kosovë.

Në njoftimin e Speciales thuhet se vizita është bërë “për arsye humanitare bindëse” dhe se Thaçi ka takuar familjen e tij, transmeton Zeri.info.

Uji Dea

“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë të z. Thaçi, për t’a takuar familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin.

Thaçi ka ardhur në Kosovë për të takuar babain e tij i cili thuhet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. /Zëri/