Specialja publikon emrat e dhjetëra personave që pretendohet se janë vrarë dhe zhdukur në rastin Thaçi dhe të tjerët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyra e Prokurorit të Specializuar, për herë të parë ka publikuar emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Komuna e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha. Tutje, përmendet edhe Ajet Gashi.

Komuna e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviq, Zarko Filipoviq, Dragoljub Tanaskoviq, Zivota Todoroviq, Dragan Vuçetiviq.

Komuna e Podujevës, si viktimë përmedet Osman Sinani,

Komuna e Rahovecit, përmendet Cvetko Pleviq, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi.

Komuna e Suharekës, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.

Komuna e Ferizajt, si viktima të zhdukjes me forcë në përmenden: Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani. Kurse, në Suharekë.

Komuna e Gjakovës, përmendet Pal Krasniqi.

Mobi Casa

Komuna e Suharekës, konkretisht në fshatin Budakovë, përmenden Latife dhe Rushe Kololli.

Ndërkaq, Specialja më 15 shkurt ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Procesi gjyqësor do të nisë më 3 prill.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende ku pretendohet të jenë kryer krimet.

Prokuroria ka argumentuar se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave – deri kah fundi i vitit 2024 apo fillimi vitit 2025 – ashtu që të ketë proces të drejtë gjyqësor.

Mbrojtja, në anën tjetër, ka kërkuar që procesi të mos zgjasë pafund dhe i ka kërkuar gjykatës që të shkurtojë kohën e paraqitjes së provave nga Prokuroria./Telegrafi/