UBT

Specialja prej sot gati për aktakuza

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjykata Speciale prej sot është edhe ligjërisht funksionale dhe e gatshme për t’i pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së, të cilët dyshohen për “Krime lufte”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman, që nga dita e sotme mund të fillojë me ngritjen e aktakuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Kjo meqë para 7 ditësh (28 qershor) Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpalli aktvendimin pozitiv për rregullat e rishkruara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Gjykatës Speciale. Me këtë rast u bë e ditur se këto rregulla janë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, shkruan “Zeri”.

ARKATANA

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, pati bërë të ditur se me hyrjen në fuqi të rregullores në fjalë, pas një jave (që nga sot) nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për ngritjen e çfarëdo aktakuze.

Megjithatë, ekspertët e çështjeve juridike dhe kushtetuese në Kosovë konsiderojnë se puna e Speciales mund të zvarritet, siç është zvarritur deri më tash. E ndonëse konsiderojnë se Gjykata Speciale do t’i prekë edhe zyrtarët më të lartë shtetërorë, ata thonë se nuk do të ketë diçka spektakolare nga i tërë ky proces./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.