UBT

Specialja prej javës tjetër e gatshme për aktakuza

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse vendimi i Dhomës Speciale të Gjykatës Kushtetuese do të jetë pozitiv të mërkurën (sot), rregullat do të hyjnë në fuqi 7 ditë pas. Në atë kohë Dhomat e Specializuara të Kosovës do të jenë në pozitë për t’i pranuar akuzat e para. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dhomat e Specializuara mund të jenë të gatshme edhe ligjërisht që t’i pranojnë akuzat e para brenda shtatë ditëve nëse Gjykata Kushtetuese e shpall pozitiv aktvendimin në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese pritet që sot, në orën 12:00, ta shpallë aktvendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave të rishikuara, shkruan tutje “Zëri”.

Uji Dea

Shqiptimin e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës, do ta bëjë kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja An Pauwr-Ford.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00 në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.