Uji Dea

Specialja nis hetim preliminar të Kushtetueses për falsifikim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Është dashur të niste një hetim preliminar, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të dilte me sqarimin rreth akuzave për falsifikim që ia ka drejtuar Avokati i Popullit. Hetimi është nisur nga Prokuroria Speciale, dhe Kushtetuesja e ka kualifikuar këtë si presion e shantazh.

Javën e shkuar Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka deklaruar se Kushtetuesja ka falsifikuar, kur e ka përfshirë emrin e gjyqtarit Robert Carolan në aktvendimin për mospranim të kërkesës për kushtetutshmërinë e vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, shkruan “Koha Ditore”.

Carolan ia ka dërguar Avokatit të Popullit një shkresë, në të cilën ka pohuar se nuk ka marrë pjesë në vendimmarrje sa i përket këtij rasti.

FIDANISHTJA

Mbështetur në këtë, Kurteshi ka nxjerrë konstatimin se, pa pjesëmarrjen e gjyqtarin Carolan, Gjykata nuk e ka pasur kuorumin e duhur prej 7 gjyqtarëve për të marrë vendim në këtë rast, prandaj e ka quajtur të pavlefshëm atë.

Dhe, Prokuroria Speciale menjëherë është aktivizuar për të parë nëse ka përfshirje të mundshme të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në vepër penale të falsifikimit. Vendim për nisje të hetimeve nuk ka, por kryeprokurorja Sevdije Morina i ka shkruar Kurteshit, nga i cili ka kërkuar dosjen që ka të bëjë me lëndën rreth mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë që ua kishte vazhduar presidentja Atifete Jahjaga.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.