Uji Dea

Specialja në “duart” e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

As këtë javë Kuvendi i Kosovës nuk pritet të trajtojë çështjen e Gjykatës Speciale.Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë sot pas mbledhjes së kryesisë se, për këtë çështje fillimisht duhet të merret Qeveria e cila duhet t’ia procedojë Kuvendit të Kosovës amendamentet Kushtetuese

Ai ka shfaqur besimin se kësaj radhe deputetët e Parlamentit do të reflektojnë duke përfshirë këtu edhe deputetët e PDK-së dhe t’i thonë “PO” Gjykatës Speciale me qëllim që të ruhet partneriteti me faktorin ndërkombëtare e në veçanti me SHBA-në.

Ndryshe, më 26 qershor deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Jo, miratimit të ndryshimit të amendamentit 24 të Kushtetutës, përmes të cilit do të hapej rruga për themelimin e Gjykatës Speciale, transmeton zeri.info.

Fundamenti

Në sallë ishin 116 deputetë, prej tyre 84 pranuan të votojnë për pro ose kundër kësaj themelimit të Gjykatës Speciale. Prej 84 deputetëve, 75 votuan pro, 7 kundër, kurse 2 abstenuan.

Vlen të theksohet se për të kaluar votimi, do duhej që të votonin pro 81 deputetë. /Zëri/