FIDANISHTJA

Specialja mund të tronditë PDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Partitë që do të preken më së shumti nga funksionalizmi i Gjykatës Speciale janë ato parti, anëtarësia e të cilëve janë më së shumti prej ish ushtarëve të UÇK-së”, kështu është shprehur në një prononcim për “Indeksonline”, avokati Tomë Gashi.

I pyetur se sa do ndikojë në skenën politike në Kosovë, themelimi i kësaj Gjykatë, Gashi thotë se do të ketë impakt, por kjo kryesisht, sipas tij, do të varët prej profilit të atyre që mund të akuzohen.

“Sa me tepër që të jenë profilet e larta të atyre që mund të akuzohen aq më i madh do të jetë kenë impakti në të gjithë sferën politikë në Kosovë”, ka shtuar Gashi.

ARKATANA

Gashi duke e cituar kryeprokurorin e kësaj Gjykate, David Schwendiman ka thënë se atij dhe kësaj gjykate nuk i intereson nëse ngritja e këtyre aktakuzave do të sjellë turbulenca politike në Kosovë.

“Edhe ai vet e ka pranuar që do të ketë ndikime politike tepër të mëdha në momentin që ngritën akuzat e para. Edhe fëmija e dinë që Gjykata Speciale, qe burimi i formimit të Gjykatës Speciale është raporti i Dick Martit dhe në raportin e Martit, i cili është shndërruar në dokument juridik janë disa persona me emër mbiemër dhe me siguri se ata nuk do të jenë të akuzuarit e vetëm apo nuk do të jenë të akuzuarit e parë, por sidoqoftë ai dokument ka peshë të madhe”, ka theksuar Gashi.

Ndryshe, në raportin e zvicerani Dick Martit pjesa më e madhe e të akuzuarve janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.