Fundamenti

Specialja me mandat për t’i zbardhur vrasjet politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria holandeze ka ngjallur pritjen e kosovarëve që t’u hiqet pluhuri dosjeve të shumë vrasjeve politike që kanë ndodhur menjëherë pas luftës e të cilat drejtësia kosovare kurrë nuk i ndriçoi. Gjykata Speciale do t’i trajtojë edhe ato, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmjet një komunikate shtypi, ekzekutivi holandez ka bërë të ditur të premten se e ka miratuar kërkesën e Bashkimit Evropian për të qenë shtet nikoqir i kësaj gjykate që vetëm formalisht bën pjesë në sistemin gjyqësor të Kosovës. Gjykata, që do të quhet Institucion Gjyqësor i Specializuar i Rilokuar i Kosovës (IGjSRK), pritet të nisë të operojë gjatë këtij viti.

Sipas komunikatës, Specialja do të vendoset në ish-ndërtesën e Europolit, kur të kryhet një zgjerim për sallën e gjykatës. Ndërkohë, gjykatorja do të akomodohet diku tjetër në Hagë.

Eco Higjiena

“Gjykata do të trajtojë krimet serioze që pohohet se janë kryer në vitin 1999-2000 nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë. Kjo është një çështje e ndjeshme në Kosovë. Disa të dyshuar potencialë mund të shihen nga pjesë të shoqërisë së Kosovës si luftëtarë lirie dhe dëshmitarët mund të ndihen të kërcënuar në Kosovë”, thuhet në komunikatë. “Kjo është arsyeja pse opsioni i proceseve gjyqësore jashtë Kosovës është shqyrtuar”.

Ligji për Gjykatën Speciale ka përfshirë në juridiksion lëndor edhe vrasjet ose “përndjekjen mbi baza politike, racore, etnike ose fetare”.

http://koha.net/?id=27&l=93772

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.