Uji Dea

Specialja, me kosto të jashtëzakonshme për shqiptarët e akuzuar

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Me gjithë spekulimet e shumta që janë bërë, por edhe vazhdojnë të bëhen lidhur me listat e personave që potencialisht do të akuzohen në Gjykatën Speciale në Hagë, atë saktësisht nuk e di askush, përveç kryeprokurorit, i cili vepron në kuadër të kësaj gjykate, e që është amerikani David Schwendiman.

PËRGATITJET PËR PROCESET GJYQËSORE NË HAGË

“Do të krijohen edhe shpenzime materiale jashtëzakonisht të mëdha, saqë individë të caktuar, të cilët nuk mund t’i përmbushin këto kërkesa, apo nuk mund të paguajnë shërbimet e avokatëve, me siguri do të kërkojnë që Qeveria e Kosovës t’i mbulojë këto shpenzime, meqenëse është nxjerrë ligji për këtë çështje”, ka thënë avokati Tomë Gashi

Gjykimet do të zgjasin edhe pesë vjet

Me gjithë spekulimet e shumta që janë bërë, por edhe vazhdojnë të bëhen lidhur me listat e personave që potencialisht do të akuzohen në Gjykatën Speciale në Hagë, atë saktësisht nuk e di askush, përveç kryeprokurorit, i cili vepron në kuadër të kësaj gjykate, e që është amerikani David Schwendiman.

Kështu kanë vlerësuar njohësit dhe specialistët e kësaj fushe, të cilët komentuan atë nëse është filluar ende me përgatitjen dhe sigurimin e avokatëve për të dyshuarit eventualë të Gjykatës Speciale.

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka bërë me dije se me gjithë shumë spekulimet që janë bërë, por edhe janë duke u bërë lidhur me listat e personave që potencialisht do të akuzohen në Gjykatën Speciale në Hagë, atë saktësisht nuk e di askush, përveç kryeprokurorit David Schwendiman. Ndërsa sa u përket personave, të cilët mund të akuzohen, Gashi thotë se ata me siguri se kanë të drejtë secili prej tyre që të angazhojë avokatët më të mirë për mbrojtjen e tyre, të angazhojnë ata të cilët i ofrojnë shërbimet juridike më të mira të mundshme, ngase, sipas tij, kjo është e drejtë natyrore e secilit person të akuzuar.

GRANDEMALL

Tutje, Gashi ka nënvizuar se në zyrën e tij në Prishtinë për më tepër se 3 vjet punon me dy avokatë eminentë të ish-Tribunalit të Hagës, e që janë avokatë me renome ndërkombëtare, të cilët janë avokatë amerikanë, e që më tepër se 14 vjet punojnë edhe në Tribunalin e Hagës për ishJugosllavinë dhe të njëjtit janë të regjistruar në zyrën e përbashkët që e kanë në Prishtinë.”Ne kemi zyrë edhe në Hagë për më tepër se 14 vjet, po ashtu edhe në disa qytete të tjera botërore”, theksoi ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Gjykime tepër të rënda

“Unë besoj se nuk mund ta identifikojmë personin me emra dhe mbiemra të atyre që jemi kontaktuar për t’i ofruar shërbimet e mbrojtjes në Hagë, por secili e ka derën të hapur, d.m.th ai që mund t’i mbulojë shpenzimet e mbrojtjes, respektivisht të përfaqësimit në Gjykatën Speciale në Hagë”, u shpreh Gashi. “Këto gjykime janë jashtëzakonisht të rënda dhe zgjasin shumë, ku shumë herë gjykimet zgjasin më tepër se 5 vjet dhe do të krijohen edhe shpenzime materiale jashtëzakonisht të mëdha, saqë individë të caktuar, të cilët nuk mund t’i përmbushin këto kërkesa, apo nuk mund të paguajnë shërbimet e avokatëve, me siguri do të kërkojnë që Qeveria e Kosovës t’i mbulojë këto shpenzime, meqenëse është nxjerrë ligji për këtë çështje”, vijoi më tej ai.”Unë nuk mund të flas se cilët mund të jenë avokatët mbrojtës, por secili që ka licencë dhe ka një përvojë të avokatit, të themi që është në përpjesëtim me peshën e veprave penale për të cilat do të akuzohen në Gjykatën Speciale, mendoj që të jetë avokat mbrojtës i secilit që është në Hagë, mirëpo shumica edhe e avokatëve shqiptarë të Kosovës nuk kanë ndonjë dëshirë të veçantë që të jenë atje, për shkak të kohëzgjatjes së këtyre gjykimeve dhe faktikisht atyre do t’u duhet që nëse pranojnë të punojnë në Hagë, në Gjykatën Speciale, për mbrojtjen e klientëve të tyre, ndoshta edhe t’i mbyllnin zyrat në Kosovë”, ka deklaruar avokati Tomë Gashi.

Dështimi i gjykatave vendore

Analisti Naim Kelmendi ka thënë se, ashtu edhe siç dihet, Gjykata Speciale është ngritur për të gjykuar krimet e supozuara të luftës në Kosovë, e që këto krime, sipas tij, ka qenë dashur të gjykohen nga gjykatat tona, por që në asnjë rast nuk kanë denjuar të merren me to, pa pasur kësisoj, siç tha ai, guximin e as etikën për t’i gjykuar këto krime.

Andaj, Kelmendi thotë se kjo mungesë e gjykimit të këtyre krimeve të luftës, qoftë dhe të supozuara, sikur po thuhet, ka ardhur rrjedhimisht nga krijimi i Gjykatës Speciale, e cila edhe pse ishte kundërshtuar, pra krijimi i saj, më në fund, duke qenë me interes për vendin dhe zhvillimet demokratike në vend, u votua nga Parlamenti i Kosovës.”Kjo gjykatë bazën e krijimit të saj e ka pikë së pari në Raportin e Dik Martit, paraqitur në Këshillin e Evropës për krimet e supozuara të luftës, por që në këtë listë janë edhe mjaft emra të apostrofuar, që janë pjesë e jetës politike në institucionet e shtetit dhe që përbëjnë raste potenciale për t’u nxjerrë para kësaj gjykate, janë të apostrofuar politikanë që janë në krye të institucioneve më të larta, si në Parlamentin e Kosovës, e deri në Presidencë. Por, do të ishte mirë që të ishte në domenin e saj për të gjykuar edhe krimet e kryera të pasluftës, sidomos kur dihet se kanë ndodhur mjaft vrasje politike të pasluftës, ku janë vrarë mjaft personalitete politike të mirënjohura, veçanërisht të skenës tonë politike, pra të vijës institucionale, rrjedhimisht të një partie të LDK-së, e që për to as UNMIK-u nuk ka qenë i interesuar për zbardhjen e tyre”, potencoi ai.”Tashmë shpresojmë se Gjykata Speciale do të merret edhe me gjykimin e këtyre krimeve të rënda politike dhe me zbardhjen e tyre, për t’i gjykuar jo vetëm vrasësit, por edhe urdhërdhënësit dhe organizatorët e tyre, që janë po aq përgjegjës për këto krime politike sa edhe vetë vrasësit, që i kanë kryer ato. Pas kaq kohësh, është folur se Gjykata Speciale po e përgatit stafin e gjyqtarëve dhe më në fund shpresojmë se do të arrestohen të supozuarit kriminelë të luftës e të pasluftës, për t’u sjellë para drejtë- sisë, ndryshe nuk do të ketë qetësi, stabilitet dhe rend e ligj në këtë vend”, ka vijuar më tej Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.